Ivan Toney po ia lehtëson gjërat Arsenalit për transferimin e tij
Ivan Toney po e bën të vështirë për të arritur në një marrëveshje për të rinovuar kontratën me Brentford, raporton 90min.
Sulmuesi, i cili është përfolur në mënyrë të vazhdueshme për një transferim tek Arsenali, ka një kontratë që skadon në vitin 2025.
Momentalisht ai është nën ndalesën për shkeljet të rregullave për bastëvënie dhe nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur deri në vitin e ardhshëm. Megjithatë, Brentford është e vendosur të përcaktojë të ardhmen e lojtarit sa më shpejt të jetë e mundur.
Si një nga figurat kyçe të ekipit, Brentford pritet të vendosë një çmim të pakën 80 milionë euro për të pranuar të shesë Toneyn.
Ky çmim relativisht i lartë mund t’i ndalojë Arsenalin të ndërmarrë hapa për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar dimëror.
Nga ana tjetër, thuhet se Toney nuk ka në plan të rinovojë kontratën me klubin aktual dhe është i përkushtuar për të gjetur një mundësi të re jashtë Brentfordit. Arsenali duhet të vepronte me shpejtësi nëse ka për qëllim të sigurojë një sulmues të dëshmuar që mund të konkurrojë me Gabriel Jesusin. /telegrafi