“Do të doja të kthehesha”, Jorginho konfirmon lëvizjen e radhës

“Do të doja të kthehesha”, Jorginho konfirmon lëvizjen e radhës

Sport November 14, 2023 - 22:09
Lajmet e Fundit nga Sporti

Jorginho ka sugjeruar se mund të kthehet në Itali vitin e ardhshëm pasi mesfushori konfirmoi se kontrata e tij me Arsenalin do të skadojë në verën e vitit 2024.

Mesfushori i “Topçinjve” po mendon për opsionin për t’u rikthyer në Serie A pasi kontrata e tij i afrohet tetë muajve të fundit. 31-vjeçari italian, i nënshkruar nga Chelsea në janar, është rritur në shtat në sezonin aktual dhe madje është nderuar me shiritin e kapitenit nga Mikel Arteta në tre ndeshjet e fundit në mungesë të kapitenit të rregullt Martin Odegaardit.

Jorginho ka opsionin për të zgjatur kontratën e tij aktuale me Arsenalin, por ka pasiguri rreth të ardhmes së tij në “Emirates”. Që nga janari, lojtari mund të hyjë në negociata me klube të tjera dhe të nënshkruajë një parakontratë e cila do të hyjë në fuqi në verën kur skadon marrëveshja e tij në veri të Londrës.

Jorginho foli për të ardhmen e tij ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Italinë dhe tha: “Jam shumë në dyshim, do të doja të kthehesha, por nuk e di se kur do të ishte koha e duhur. Dua të kthehem po, por unë nuk e di kur, ndjej se kam ende gjëra për të bërë në Arsenal. Gjithmonë duhet kohë kur ndryshoni ekip, por gjashtë muajt e parë në Arsenal nuk ishin negativë, përkundrazi”.

Mesfushori italian është vendosur si pjesë përbërëse e skuadrës së Mikel Artetës dhe ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar në maksimum mungesën e Thomas Parteyt për shkak të dëmtimit. Jorginho pranoi se është “i lumtur” në veri të Londrës dhe po lulëzon nën drejtimin e Artetës.

“Natyrisht, duhet kohë për të kuptuar më mirë mekanizmat, Arteta ju jep një miliardë informacione, por unë jam shumë i lumtur atje. Jam rritur shumë në fushë, në përvojë. Kam ndryshuar ekipe, trajnerë, pra më shumë informacion. E kam kuptuar edhe më shumë lojën dhe si të konkurroj. Të konkurrosh nuk do të thotë vetëm të luash mirë, por vjen edhe nga përvoja. Dhe kjo përvojë përpiqem t’ua përcjell edhe shokëve të skuadrës”. /Zëri

ë