Aliti: Komplimente djemve të rinj, dëshmuam karakterin e ekipit duke luftuar për njëri-tjetrin
Foto: Laura Hasani

Aliti: Komplimente djemve të rinj, dëshmuam karakterin e ekipit duke luftuar për njëri-tjetrin

Sport November 12, 2023 - 23:39
Lajmet e fundit nga Sporti

Kosova ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Izraelit në kuadër të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat minimal 1-0.

Goli i fitores për dardanët e realizoi Milot Rashica në minutën e 42-të.

Pas ndeshjes ka folur edhe Fidan Aliti, ku ka lavdëruar futbollistët e rinj, teksa theksoi dëshmuam karakterin e ekipit duke luftuar për njëri-tjetrin.

“I takon një urim dhe një kompliment djemve të ri që kanë ardhur për herë të parë. Kanë bërë punë fantastike. Është dashur t’i dirigjojë dy lojtarët tjerë të mbrojtjes. Komplimente për ta, kanë bërë lojë fantastike”, ka thënë Aliti.

“Terreni ishte i njëjtë për të dy palët. Nuk kemi rrezikuar shumë dhe e kemi ditur që kemi Vedatin përpara. Në këtë terren shihet karakteri i ekipit dhe këtë e dëshmuam. Luftuam për njëri-tjetrin”, ka shtuar Aliti.

Pas kësaj fitoreje, Kosova e sheh vetën në vendin e katërt me dhjetë pikë në grupin I, ndërsa Izraeli në një pozitë më lartë e me një pikë më shumë (11). /Zëri