Ndeshja Kosovë – Izrael ndan në dysh tifozët kosovarë [video]

Ndeshja Kosovë – Izrael ndan në dysh tifozët kosovarë [video]

Sport November 12, 2023 - 20:40

Kosova ka shuar pothuajse të gjitha gjasat për kualifikim në evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Gjermani. Izraeli jo. Kështu do të duhej të shihej ndeshja që luhet sonte mes dy kombëtarëve.

Megjithatë, nuk pritet të ndodhë kështu. Lufta në Gaza ka ndryshuar gjithçka. Prandaj, edhe tifozët kosovarë janë të ndarë në lidhje me atë që do të ndodhë sonte.

Këtë e tregon më së miri edhe ky flamur i vendosur jo shumë larg stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili u hoq brenda pak minutave.

Qytetari Ilir Murseli, i ka mirëpritur masat e shtuara të sigurisë.

“Është e arsyeshme që duhet të ketë siguri të madhe, se është lojë midis dy vendeve jo aq të rëndësishme për kah aspekti i politikës ose i ngjarjeve, mirëpo është një vend ku sot po ngjajnë ngjarje të cilat janë aktuale, edhe rrezikshmëria është e madhe, sidomos për lojtarët e Izraelit”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Ndasi e madhe është vërejtur edhe në rrjetet sociale.

“Na e humbëm ndeshjen me Izraelin hala pa fillu loja. Një pjese e konsiderueshme e popullit tone janë tu kujtu qe na jena Palestina e po lujna kundër armiqve tanë. Këta bashkëvendës tanë nuk e njohin konceptin komb e shtet. Harrojne që pikërisht Palestina nuk na njeh as territorin tone”, ka shtuar Viktor Buzhala, qytetar.

“Është një ndeshje sportive, nuk duhet përdorur gjuha e urrejtjes, as simbolika politike që do dëmtonin imazhin e shoqërisë tonë paqësore, pasi në çdo reagim të papërshtatshëm e denigrues, do përligjnim mosrespektin dhe diskriminimin politik që Kosovës iu bë në Rumani dhe të cilin ne të gjitha e kundërshtojmë pasi është ofendues dhe diskriminues”, ka theksuar Taulant Dajaku, ish-futbollist.

Përkrahje pa ndonjë anim politik ka kërkuar edhe kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

“Nuk jemi të interesum, që ne komuniteti i sportit me e bajtë barrën e konflikteve jashtë vendit tonë. Plot prej neve janë prindër dhe e kuptojmë deri tek ashti ndjenjën e dhembshurisë për fëmijët që vriten në botë. Por, na jemi këtu me bo tifozllëk për vete”, ka thënë Lulzim Berisha – Kryetar i “Dardanëve”.

Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk pritet të jetë plot me tifoz