Klubet kosovare shprehin ngushëllime për vdekjen e lojtarit të Egnatias

Klubet kosovare shprehin ngushëllime për vdekjen e lojtarit të Egnatias

Sport November 11, 2023 - 19:52
Lajmet e fundit nga Sporti

Futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena ka vdekur sot (e shtunë) pasi nuk ka arritur t’i mbijetoj një sulmi në zemër gjatë ndeshjes me Partizanin.

Ganezi ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit. 

Pas rrëzimit të tij në fushë, ekipi mjekësor intervenoi menjëherë, ku pas ndihmës së parë, lojtari u dërgua me urgjencë në spital.

Megjithatë, sulmuesi ganez nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit në zemër dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Kjo është një humbje për futbollin shqiptar, pasi Dwamena ishte njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Superligën e Shqipërisë. 

Pas vdekjes së tij, shumë klube kosovare si Ballkani, Prishtina, Drita, Llapi, Trepça ‘89 e Gjilani kanë reaguar nëpër faqet e tyre zyrtare, ku kanë shprehur ngushëllime. /Zëri

Image
Image
Image
Image
Image
Image