Tonali do të dënohet me 10 muaj përjashtim nga futbolli për baste të paligjshme

Tonali do të dënohet me 10 muaj përjashtim nga futbolli për baste të paligjshme

Sport October 25, 2023 - 17:18
Lajmet e Fundit nga Sporti

Mesfushori i Newcastles, Sandro Tonali do të mungojë në 10 muajt e ardhshëm me autoritetet italiane të gatshme për të konfirmuar ndalimin e tij për baste të paligjshme. raporton "DailyMail", përcjell Zeri.

Avokatët e lojtarit kanë negociuar me prokurorët dhe federatën e futbollit dhe një marrëveshje është afër.

Megjithatë, nuk ka gjasa të arrijë zyrtarisht përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të së mërkurës mbrëma (sonte) kundër Borussia Dortmundit në “St James’ Park” dhe Tonali do të jetë në dispozicion të Eddie Howes. Çdo pezullim është efektiv vetëm nga dita në vijim.

Mendohet se UEFA nuk donte që ai të paraqitej, por ishte i pafuqishëm pa konformimin e ndalimit nga Italia.

Më e rëndësishmja, për Tonalin dhe Newcastlen, ai do të jetë i lirë të stërvitet me ekipin gjatë pezullimit të tij, i cili do të zgjasë deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm. Ai do të humbasë Euro 2024 dhe javët e para të sezonit të Premierligës. /Zeri.info

\