
Tri lojtare të Kosovës në shtatëshen më të mirë te IHF Trophy U19
Sport
October 17, 2023 - 23:44
Lajmet e fundit nga Sporti
Tri hendbolliste të Kosovës kanë zënë vend në shtatëshen më të mirë të IHF Trophy për zonën evropiane për grupmoshën e junioreve (U19).
Kosova të dielën pësoi në finale nga Britania e Madhe, që vazhdon në fazën ndërkontinentale.
Britanikja Heidi Jane Warren u shpall lojtarja më e mirë.
Pos saj në shtatëshen më të mirë janë edhe: Preslava Stoycheve (Bullgari), Arlinda Maloku (Kosovë), Elisa Mirdita (Kosovë), Angjelina Krasniqi (Kosovë), Chloe Rebecca Barnard (Britani e Madhe), Shinka Filipova (Bullgari).
Mirjeta Dinolli u shpall lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Katherine Kesselring e Britanisë së Madhe ishte golashënuesja më e mirë. Ajo i realizoi 34 gola. /Zeri