Ballkani e fiton derbin ndaj Llapit, Malisheva mposht Lirinë në Prizren

Ballkani e fiton derbin ndaj Llapit, Malisheva mposht Lirinë në Prizren

Sport September 30, 2023 - 17:06

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani e fitoi derbin ndaj Llapit, për t’ia rrëmbyer edhe pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:1.

Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu realizuan golat e fitores për vendasit, kurse për llapjanët shënoi Elvir Gashijan.

Ballkani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, tani prin në tabelë me 19 pikë – tri më shumë se Llapi, që tani është i dyti.

Fitore shënoi sot edhe Malisheva, në udhëtim ndaj Lirisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” përfundoi me rezultatin minimal 0:1.

Golin e fitores për malishevasit e shënoi nga penalltia Ilir Mustafa.

Malisheva tani ka 12 pikë dhe është e katërta në tabelë. Liria mbetet më gjashtë pikë në pozitën e tetë.