“Klasikja” mes Trepçës dhe Prishtinës në “Minatorin” e zjarrtë, nesër

“Klasikja” mes Trepçës dhe Prishtinës në “Minatorin” e zjarrtë, nesër

Sport September 29, 2023 - 11:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Java e dytë në Prince Caffe Superligë do të sjellë “klasiken” e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e shtunë) në orën 19:00, e që do të zhvillohet në palestrën e zjarrtë “Minatori” në Mitrovicë.

Skuadrat hyjnë në këtë sfidë me fitore që të dyja, pasi shënuan fitore në ndeshjen e parë të këtij edicioni.

Ekipet kanë nga dy pikë të grumbulluara, me Trepçën lidere e Prishtina në vendin e katër.

Ndeshja tjetër e së shtunës është mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Sfida zhvillohet në Prizren në orën 17:00.

Dy sfidat e tjera që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të kësaj xhiroje janë Proton Cable Prizreni – Peja (17:00) dhe Golden Egle Ylli – Istogu (19:00). /Zeri.info