
Ejupi: Duka do të jetë zë edhe më i fuqishëm në zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar
Afaristi Remzi Ejupi ka uruar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Dukën, për postin zëvendëspresident të UEFA-s.
Gjatë ditës së djeshme [e martë] Duka u zgjodh zëvendëspresident i shtëpisë më të madhe të futbollit, UEFA-s.
Kjo ngjarje pa dyshim që është lajm i përmasave të jashtëzakonshme dhe historike për popullin shqiptar.
Për këtë është shprehur i lumtur afaristi Remzi Ejupi, ku përmes një postimi në “Facebook” e ka uruar atë, teksa theksoi se Duka do të jetë një zë edhe më i fuqishëm në zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar.
Ejupi i ka uruar suksese në këtë rrugëtim, gjersa i ka ofruar edhe përkrahjen e tij. /Zeri.info
Postim i plotë i Ejupit:
Zgjedhja e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s, është një tjetër lajm i mirë për futbollin.
Armand Duka ka një kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, ndërsa tash do të jetë një zë edhe më i fuqishëm në zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar.
Padyshim që ndihem i lumtur, jo vetëm unë, por i gjithë futbolli shqiptar për arritjen e mikut tim, si njeriu i dytë në UEFA.
I uroj suksese Dukës dhe do ta ketë gjithmonë përkrahjen time.
Me respekt, Remzi Ejupi!