
Formacionet zyrtare të tri ndeshjeve të Superligës
Janë publikuar formacionet zyrtare të tri ndeshjeve të Superligës në kuadër të xhiros së gjashtë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, do të sfidohet nga Malisheva në Therandë.
Therandasit janë të dytit në tabelë me 10 pikë, tri më pak se lideri, Llapi.
Ndërsa, Malisheva është e treta me nëntë pikë.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Gjilan, mes Dritës dhe Prishtinës.
Gjilanasit kanë grumbulluar gjashtë pikë deri më tani dhe janë në pozitën e pestë, kurse kryeqytetasit janë një pozitë më lartë me tri pikë më shumë.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Prizren, me Lirinë që pret Feronikelin ’74.
Prizrenasit renditen në pozitën e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë, kurse skuadra nga Drenasi është e parafundit (9) me tri pikë.
Të tri ndeshjet do të luhen nga ora 15:00, kurse tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Dellova, Potoku, Zyba, Limaj, Hamidi, Gripshi, Kryeziu, Berisha.
Malisheva: Gashi, Pira, Lichina, Kryeziu, Prekazi, Vitija, Mustafa, Brruti, Hazrollaj, Hoti, Nyaveydi.
Drita: Smakiqi, Broja, Krasniqi, Salihu, Vitija, Ajzeraj, Baftiu, Jashari, Bl. Krasniqi, Thaqi, Prapashtica.
Prishtina:Nika, Islami, Hyseni, Kryeziu, Krasniqi, MujA, Sinani, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Blesa.
Liria: pas pak
Feronikeli ‘75: pas pak