
Luan Krasniqi uron nipin Ardianin për titullin kampion gjerman
Sport
September 24, 2023 - 13:03
Ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi ka uruar nipin e tij Ardianin për titullin kampion gjerman.
Ardian luftoi kundër Deniz Altzit ku regjistroi fitore dhe u shpall kampion gjerman.
Pas titullit kampion, Ardianin e ka uruar xhaxhait i tij, ish-boksieri Luan Krasniqi.
Ardiani deri më tani ka gjashtë ndeshje në boksin profesionist, ku të gjitha i ka fitore.
Për Ardianin, ky titull ka një veçanti tjetër, pasi pas 21 vjetësh ia ka rikthyer familjes së tij, ku Luani e kishte fituar pikërisht atë titull kundër Rene Hanlit. /Zeri.info
Postimi i plotë nga Luan Krasniqi:
Lufta e gjashtë, fitorja e gjashtë, plus kampion gjerman. Urime për nipin tim Ardian! Ai është në një rrugë vërtet të mirë.
