Çun Lajçi falënderon Remzi Ejupin për kontributin e dhënë në klubin futbollistik “Prishtina”
Biznesmeni Remzi Ejupi ditë më parë ka njoftuar se është larguar nga kryesia e klubit futbollistik Prishtina.
E për kontributin e tij përgjatë 20 vjetëve ka folur shkrimtari Çun Lajçi, i cili tha se Ejupi i dha “Prishtinës” më të mirën për përparimin në fushën e futbollit, raporton Zeri.info.
“Faleminderit Remzi Ejupi. Kurrë mos u harrofsh!
Po i them Remziut, mikut që i dha çka pat e çka dijti futbollit prishtinas e s'u lodh për dy dekada, që iu zbardhë floku tue ndihmua artin e fjalës e t'kangës, kur Kosova po gjakosej!
Atij që dha ma t'mirën që pat për lojën e topit n'fushën e gjelbërt, që kur Kosova frymoi e lirë, po i them; - Faleminderit për gjithçka që bane, nga unë artisti i "Homazhit për Kosovën", që ai e organizoi kur atdheu ishte n'flakë!”, shkroi Lajçi në një postim në Facebook.
Lajçi ndër tjera tha se Ejupi është ndër njerëzit e rrallë që ka kontribuar dhe është munduar shumë që sportin ta çojë në një nivel tjetër.
“Ty faleminderit për djersën e monetën që kurrë se kurseve për djelmoshat që shkëlqyen n'fushën e gjelbërt!
Atyne që vinë mbas nesh, u mbetët të t'kujtojnë për punën e madhe e entuzjazmin e madh që pate për sportin!
Faleminderit Remzi Ejupi. Do të mbetësh gjithmonë n’kujtesën e lulëzimit të klubit futbollistik Prishtina! Kurrë mos u harrofsh!”, shkroi ai më tej. /Zëri