Sociedad ndal Interin, Bayern Munich fiton kundër Man.Utd, Arsenal “poker” ndaj PSV

Sociedad ndal Interin, Bayern Munich fiton kundër Man.Utd, Arsenal “poker” ndaj PSV

Sport September 20, 2023 - 23:17

U mbyll sot raundi i parë i ndeshjeve në grupe të sezonit të ri të Champions League. Arsenali pas disa vitesh mungesë, mori një fitore komode në rikthimin në Ligën e Kampionëve.

"Topçinjtë" mundën pastër në Angli 4-0 PSV. Arsenali shënoi tre herë në pjesën e parë me Saka, Trossard dhe Jesus dhe një herë me Odegard në pjesën e dytë. Në supersfidën e kësaj mbrëmje, Bayern Munich fitoi ndaj Manchester United. Bavarezët fituan në fushën e tyre me rezultatin 4-3.

Surpriza e kësaj mbrëmjë erdhi nga Spanja, ku Real Sociedad ndali në barazim 1-1 Interin. Zikaltërit rrezikuan edhe ta humbisnin ndeshjen, pasi golin e barazimit e gjetën vetëmnë minutën e 87-të me Lautaron.

Për zikaltërit titullar luajti Asllani që u zëvendësua në pjesën e dytë. Interit në minutën e 80-të iu anulua një gol nga VAR për pozicion jashtë loje. Sevilla me Lensin u ndanë në barazim 1-1. Napoli doli me fitore 2-1 nga transferta e Bragës. Benfica u mposht në shtëpi nga Salzburgu 2-0. /oranews