Granit Xhaka starton me biznes, dalin në shitje koleksionet e para të veshjeve dizajnuar nga kompania e tij

Granit Xhaka starton me biznes, dalin në shitje koleksionet e para të veshjeve dizajnuar nga kompania e tij

Sport September 20, 2023 - 15:02

Ylli i futbollit Granit Xhaka ka nisur një punë të re. Ai i është futur botës së modës së fundmi, shkruan mediumin zviceran “20 minuta”.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka dhe Jojo Ucan e kanë bërë një koleksion të ri të veshjeve, ku përfshihen, pantallonat, bluzat ose edhe kapelat nga 89 deri në 149 franga.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, aktualisht luan për Bayer Leverkusenin.

Themelimi i kompanisë u njoftua gjatë Kampionatit Botëror në Katar (2022).

“Jam shumë i emocionuar që pas një pune të madhe dhe planifikimi më në fund mund t’i nxjerrim rrobat në treg, është vërtet emocionuese për mua të bëj diçka jashtë botës së futbollit”, ka deklaruar Granit Xhaka.

“Granit dhe unë donim të dizajnonim veshje të rehatshme, me një prerje moderne dhe që mund të vishni në të gjitha situatat e përditshme qoftë në punë, në një festë”, thotë partneri i biznesit Jojo Ucan.

Image
Image
Image