Zyrtare: Balde rinovon kontratën me Barcelonën

Zyrtare: Balde rinovon kontratën me Barcelonën

Sport September 20, 2023 - 13:26
Lajmet e fundit nga Sporti

Alejandro Balde ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga vetë klubi, përmes një njoftimi në “Twitter”.

Sipas njoftimit të blaugranëve, mbrojtësi anësor ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028.

19-vjeçari ka zënë vend në formacionin fillestar te skuadra e Xavit, pas paraqitjeve të tij të mira, andaj edhe klubi ka vendosur ta shpërblejë me kontratë të re, duke i siguruar shërbimet e tij deri në vitin 2028. /Zeri.info