Tonali lë të kuptohet se një ditë do të kthehet në Milan

Tonali lë të kuptohet se një ditë do të kthehet në Milan

Sport September 20, 2023 - 11:51
Lajmet e fundit nga Sporti

Sandro Tonali ka lërë të kuptohet se një ditë do të rikthehet te Milani.

Tonali u largua nga Milani verën që lamë pas, për të vazhduar karrierën e tij në Angli me skuadrën e Newcastle Unitedin.

Duke folur për “Mediaset” pas ndeshjes së mbrëmshme kundër ish-skuadrës në Champions, Tonali theksoi se nuk ia mbyll derën Milanit.

“Kthimi një ditë në AC Milan? Nuk e di… do të paguaja për të ditur të ardhmen time. Ndoshta po, ndoshta jo. Futbolli është i çuditshëm”, tregon për “Mediaset”, përcjell Zeri.info.

“Nuk po ia mbyll derën Milanit. Nuk mund dhe nuk do ta fsheh dashurinë time, pasionin për Milanin”, shtoi ai.

Kujtojmë se Tonali së bashku me Newcastlen morën një barazim 0-0 në udhëtim te Milani në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /Zeri.info