Enrique: Mbappe, lojtari më i mirë në botë

Enrique: Mbappe, lojtari më i mirë në botë

Sport September 20, 2023 - 11:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Paris Saint Germainit, Luis Enrique, ka thënë se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë, pas paraqitjes së tij kundër Borussia Dortmundit.

Mbappe vazhdoi fillimin e tij të fortë të sezonit në hapjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të PSG-së, ku ata mposhtën Dortmundin 2-0 në “Parc des Princes”.

Reprezentuesi francez e çoi skuadrën e tij në avantazh 1-0 nga penalltia në minutën e 49-të, përpara se Achraf Hakimi të dyfishonte epërsinë pak më vonë, për të siguruar një fitore 2-0.

Image

Luis Enrique veçoi Mbappen për lëvdata të veçanta dhe gjithashtu zbuloi se çfarë e ka habitur më shumë nga sulmuesi 24-vjeçar.

“Për mua, Kylian është lojtari më i mirë në botë”, u tha Luis Enrique gazetarëve pas ndeshjes.

“Por mbi cilësitë e tij teknike, ajo që më ka goditur është cilësia e tij njerëzore. Është kënaqësi ta shoh atë në dhomën e zhveshjes. Ai është një lider dhe gjithmonë ka një buzëqeshje”.

Pas fitores së mbrëmshme, PSG-ja e sheh vetën lider të grupit F me tri pikë, kurse Dortmundi renditet në vendin e katër ose të fundit me 0 sosh. /Zeri.info