Guardiola: Rodri, mesfushori më i mirë në Evropë
Pep Guardiola ka pretenduar se Rodri është mesfushori më i mirë në Evropë, pasi udhëhoqi fitoren 3-1 të Manchester Cityt ndaj Crvena Zvezdës.
Reprezentuesi spanjoll dha një paraqitje dominuese në ndeshjen e parë të sezonit të Cityt në Ligën e Kampionëve dhe e mbylli paraqitjen me një goditje të mrekullueshme, duke shtuar golin e tij në finalen e sezonit të kaluar kundër Interit.
“Për momentin ai është më i miri [mesfushori në Evropë]. Shpresojmë se ai mund të jetë më i mirë dhe të përmirësohet, por ai është një mesfushor i jashtëzakonshëm mbajtës”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp.
“Ne ishim me fat që klubi nënshkroi këtë lojtar dhe kur ai mbërriti ai nuk ishte ky lloj lojtari. Tani ai është një nga kapitenët. Ai është një lojtar i klasit të lartë”.
Goli i Rodrit siguroi fitoren e Cityt dhe ndërtoi dy gola radhazi nga Julian Alvarezi, pasi kampionët fillimisht ishin në disavatazh pas një goli tronditës nga Osman Bukari në pjesën e parë.
Guardiola tha se pranimi i golit të parë ishte një gjë e mirë për ekipin e tij pasi siguroi që ata të qëndronin të motivuar. Dhe ai nderoi Alvarezin, i cili ka bërë një fillim mahnitës të sezonit.
“Vërtet mirë. Të gjitha veprimet ishin vërtet të mira dhe kaq të shpejta. Asistimi nga Erling ishte vërtet i mirë. Ai është shumë i ri. Çfarë nënshkrimi ka bërë klubi”, shtoi Guardiola.
“Ai ka gjithçka - lufton, gola dhe asistime. Djalë i pabesueshëm, i mrekullueshëm. Të luash pas Erlingu ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm. Vërtet i kënaqur për të, ai e meriton”. /Zeri.info