Liga e Kampionëve vazhdon sonte me përballje të tjera interesante

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me përballje të tjera interesante

Sport September 20, 2023 - 09:48
Lajmet e fundit nga Sporti

Të martën mbrëma Liga e Kampionëve filloi me ndeshjet e para të fazës së grupeve për sezonin e ri 2023/24.

Mbrëmë u zhvilluan disa ndeshje shumë interesante, ku fitore shijuan skuadrat e mëdha si: Barcelona, Man City e Paris Saint-Germaini.

Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me superndeshjet e tjera që janë në program për t’u zhvilluar, ku dy ndeshjet janë me orar nga 18:45, kurse tjera në orën 21:00.

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme është sfida Bayern Munich – Manchester United.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, në orën 21:00.

Real Madrid – Union Berlin dhe Galatasaray – Copenhagen janë sfida që do të zhvillohen në orën 18:45.

Ndeshjet e tjera:

Arsenal – PSV Eindhoven.

Braga – Napoli

Benfica – Salzburg.

Real Sociedad. /Zeri.info