Skandaloze: Në stadiumin e Manchester Cityt brohoritet nga serbët “Kosova është Serbi”

Skandaloze: Në stadiumin e Manchester Cityt brohoritet nga serbët “Kosova është Serbi”

Sport September 19, 2023 - 23:44
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester City, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në “Etihad”, City fitoi 3:1 ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit.

Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit. Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1.

Pas një ore lojë, Alvarez e shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3:1 shënoi Rodri.

Në këtë ndeshje ndodhi një skandal, ku tifozët e Zvezdës “Dilije” brohoritën “Kosova është Serbi”, duke mos e pranuar faktin që Kosova është shtet i pavarur.

Rreth 2 mijë tifozë serbë ishin të pranishëm në këtë duel.