Ronaldo mori një kartë SIM speciale pasi mbërriti në Iran

Ronaldo mori një kartë SIM speciale pasi mbërriti në Iran

Sport September 19, 2023 - 23:35
Lajmet e Fundit nga Sporti

Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij të Al-Nassr u janë dhënë karta SIM speciale pas mbërritjes në Iran. Al-Nassr do të përballet me kampionin iranian Persepolis në Champions League e Azisë sot në mbrëmje.

Kjo do të jetë ndeshja hapëse për të dy ekipet në fazën e grupeve të këtij sezoni. Pas mbërritjes në Teheran, lojtarëve të Al-Nassr iu dhanë karta SIM speciale për qëndrimin e tyre.

Kartat SIM do t’i lejojnë skuadrës të përdorë internetin pa kufizime ndërsa ata janë në Iran. Mijëra faqe interneti, shërbime mesazhesh dhe faqe të mediave sociale janë të bllokuara në Iran. /OraNews