Barça “shkel” Antwerpin e Arbnor Mujës, fitore shijojnë edhe Man City e PSG-ja
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve në kuadër të fazës së grupeve.
Paris Saint Germaini ka aritur të shënoi fitore ndaj Dortmundit me rezultat 2-0.
Golat u shënuan nga Mbappe dhe Hakimi.
Pas kësaj fitore, PSG-ja e sheh veten e vet në vendin e parë me tri pikë, kurse Dortmundi vendin e fundit me 0 sosh.
Barcelona 5-0 Royal Antwerp:
Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Antwerpit të Arbnor Mujës, i cili luajti 82 minuta.
Golat u shënuan nga Joae Felix 11’, 66’, Lewandowski 19’, Bataille 22’ dhe Gavi 54’.
Blaugranët janë lider me tri pikë të grupit H, kurse Antwerpi i fundit me 0 sosh.
Manchester City 3-1 Crvena Zvezda
Manchester City ka triumfuar me përmbysje në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës me rezultat 3-1.
Golat për Cityn u shënuan nga Alvarez 47’, 60’ dhe Rodri 73’, kurse për Crvenën realizoi Bukari 45’.
Me këtë fitore, City është lider e tri pikë në grupin G, kurse Crvena Zvezda e treta me 0 sosh.
Ndeshjet tjera:
Feyenoord - Celtic 2-0.
Lazio - Atletico Madrid 1-1.
Shakhtar Donetsk - Porto 1-3. /Zeri.info