Ibrahimoviq: Jam gati të luaj kundër Newcastles
Zlatan Ibrahimoviq vizitoi seancën e fundit stërvitore të Milanit para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Newcastle Unitedit dhe u deklarua gati për të luajtur.
Pasi mori pjesë në seancën stërvitore të klubit, ku u pa duke biseduar me trajnerin Stefano Piolin, Ibrahimoviq iu drejtua tifozëve të Milanit në Instagram dhe me shaka tha se është gati të rikthehet për kuqezinjtë.
Ai tha: “Erdha këtu në Milanello dhe menjëherë i thashë trajnerit se jam gati të luaj, por emri im nuk ishte në listë. Edhe pse ndihem mirë dhe në formë. Mënjanë shakatë, vazhdoni të mbështesni Milanin, gjithçka do të bëhet mirë, shihemi në San Siro”.
Sulmuesi veteran njoftoi pensionimin e tij nga futbolli profesionist në qershor 2023 pas ndeshjes së fundit të sezonit të Milanit para një San Siro të mbushur plot. /Zeri.info