Spektakolare, boksieri nga Shqipëria me medalje të bronztë në Botërorin e Beogradit
Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses madhor në Beograd. Pasi vjet e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, Abakarov të hënën fitoi medalje të bronzë botërore. Në luftë për vendin e tretë në kategorinë deri në 57 kilogramë, Abakarov e mposhti rusin Zaur Uguev.
Uguev garoi si i pavarur dhe fitoi me rezultatin 5:4. Abakarov 30-vjeçar, është çeçen, teksa deri në vitin 2020 ka garuar për Rusinë, ndërsa prej vitit 2022 është duke e përfaqësuar Shqipërinë. Dhe atë me shumë sukses. Vlerësohet shpresë e madhe e Shqipërisë për medaljen e artë olimpike.
Shqipërisë deri më tani i ka sjellë edhe medalje të argjendtë evropiane dhe medalje të artë olimpike. Ka fituar medalje edhe në gara tjera të mundjes. Abakarov garën e nisi të dielën. Fitoi fillimisht 13:2 ndaj kanadezit Treye Trotman. Më pas e mposhti me rezultat 11:0 indianin Aman Sehraëat, që e përfaqësoi federatën ndërkombëtare.
Në çerekfinale, garuesi i Shqipërisë fitoi ndaj iranianit Milad Valizadeh. Ndaj tij fitoi 12:0. Abakarov u ndal në gjysmëfinale nga serbi Stevan Andria Miqiq. Prej tij pësoi 6:2. Të hënën, Abakarov luftoi për medalje të bronztë dhe zuri vend në podium. Medalje të bronztë fitoi edhe armeni Arsen Harutyunyan. Miqiq fitoi të artën, ndërsa medalja e argjendtë i takoi japonezit Rei Higuchi. Botërori në Beograd është kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Do të ndahen 90 norma për Olimpiadën e ardhshme. Mundësit e Kosovës nuk janë pjesë e Kampionatit Botëror në Beograd.
Drejtuesit e federatës dhe selektori kanë dhënë versione të ndryshme për mbetjen jashtë ngjarjes kryesore të vitit. Por mundësit e Shqipërisë megjithatë janë në Kampionat Botëror dhe tashmë e kanë siguruar vendin në podium dhe ngritjen e flamurit shqiptar.