Fansat e Inter Miamit të dëshpëruar me mungesën e Messit në humbjen e ekipit të tyre

Fansat e Inter Miamit të dëshpëruar me mungesën e Messit në humbjen e ekipit të tyre

Sport September 17, 2023 - 19:17

Fansat e Inter Miamit mbetën të dëshpëruar me mungesën e Leo Messit në humbjen e rëndë që ekipi i tyre pësoi ndaj Atlanta United të shtunën.

36-vjeçari pësoi një lëndim në kualifikimet për Kupën e Botës me Argjentinën më herët këtë muaj ,dhe si rezultat ai mungoi në humbjen e Inter Miamit 5-2 ndaj Atlanta United këtë vikend.

Që prej se Messi erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biletat për të përcjellë një ndeshje të Inter Miamit janë shtrenjtuar dyfish. Bileta më e lirë sillet diku rreth 121.10 euro, dhe kjo ka bërë që shumë fansa të mbesin të zhgënjyer për faktin se ylli argjentinas nuk u paraqit në këtë sfidë.

Melkin Hernandez udhëtoi për më shumë se 100 kilometra nga qyteti i Colombus së bashku me djalin e tij 6-vjeçar për ta parë Messin. Ai tha: “Unë nuk i kam treguar atij se Messi nuk është këtu. Nuk mund ta mblidhja veten t’ia thosha këtë. Nuk i kam thënë se ai nuk do ta shoh Messin. Do ta kuptojë këtë gjatë ndeshjes”.

Messi e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje duke i ndihmuar ata të fitojnë trofeun e parë të tyre në histori në muajin gusht.

Me datën 28 shtator, Inter Miami do ta luajë finalen e “US Open Cup”, dhe ata shpresojnë se deri atëherë Messi do të rikuperohet dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur./Telegrafi