Mason Greenwood debutoi me Getafen, ndeshja e tij e parë pas më shumë se 20 muajve

Mason Greenwood debutoi me Getafen, ndeshja e tij e parë pas më shumë se 20 muajve

Sport September 17, 2023 - 16:26

Mason Greenwood është futur në fushën e lojës nga banka rezervë, për të debutuar me ekipin spanjoll Getafen.

Po zhvillohej minuta e 77-të në ndeshjen që Getafe po e zhvillonte me Osasunan dhe rezultati ishte 2-2.  Trajneri vendas, Jose Bordalas i bëri me shenjë anglezit që të bëhet gati për të hyrë në lojë.

Greenwood u fut në fushë për të zëvendësuar ish-lojtarin e Real Madridit, Juanmi Latasa, tifozët e pritën atë me duartrokitje të mëdha.

Kjo ishte hera e parë që Greenwood kishte luajtur një ndeshje futbolli për herë të parë pas 20 muajve, teksa paraqitja e tij e fundit daton në janar të vitit të kaluar, në ndeshjen që Manchester United e zhvillonte ndaj West Hamit.

21-vjeçari u suspendua nga skuadra e Manchester United pasi u dyshua nën akuzën e përdhunimit dhe sulmit fizik ndaj të dashurës së tij.