Xavi me fjalë të mëdha për yllin e ri të Barçës: Ai është zemra e ekipit

Xavi me fjalë të mëdha për yllin e ri të Barçës: Ai është zemra e ekipit

Sport September 17, 2023 - 15:26

Barcelona regjistroi fitore mbresëlenëse ndaj Real Betisit të shtunën mbrëma me rezultatin 5:0.

Një lojtar, performanca e të cilit mori vëmendje ishte ajo e Gavit.

19-vjeçari luajti një rol të madh në fitore, edhe pse nuk u përfshi drejtpërdrejt në asnjë nga golat.

Megjithatë, Xavi nuk u interesua për këtë dhe ai lavdëroi Gavin.

Trajneri i Barçës e konsideroi mesfushorin si një pjesë thelbësore të skuadrës së Barcelonës.

“Gavi është zemra e ekipit, ai është një lojtar themelor. Shumë thanë se ai do të luante më pak këtë sezon, por ai është një futbollist shembullor”, deklaroi Xavi.