Sot, superfinalja e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës

Sot, superfinalja e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës

Sport September 17, 2023 - 12:13

Finalja e Superkupës do të sjellë Superderbin mes Trepçës dhe Pejës. 

Trepça për të kaluar në finale të Superkupës eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse rruga e pejanëve ishte duke mundur Proton Cable Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.

Mitrovicasit janë fitues aktualë të Kupës, kurse pejanët kampionë aktualë. 

Kështu finalja e Superkupës ka ‘rezervuar’ derbin mes dy skuadrave me traditë të basketbollit të Kosovës dhe që e duan trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. 

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Therandë, ku është zhvilluar Superkupa. /Zeri.info