Vavalisi dhe Krasniqi: Fusha-Kosova kundërshtare e vështirë, por Drita është gati

Vavalisi dhe Krasniqi: Fusha-Kosova kundërshtare e vështirë, por Drita është gati

Sport September 15, 2023 - 15:44
Lajmet e fundit nga Sporti

Drita është mysafire e Fushë-Kosovës, në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Para ndeshjes, në konferencë për shtyp janë paraqitur trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Besnik Krasniqi.

Trajneri Vavalis tha se Drita është gati dhe se do të luftojë për 90 minuta lojë.

“Ne kishim dy javë dhe kishim shumë gjëra për të ndryshuar dhe përmirësuar. Nesër kemi një ndeshje të vështirë pasi KF Fushë Kosova ka një ekip shumë të mirë ne kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe kemi parë si i kanë humbur ndeshjet. Ne do të luftojmë për 90 minuta dhe shpresoj të marrim tri pikët”, ka thënë Vavalisi, përcjell Zeri.info.

Kurse mbrojtësi Besnik Krasniqi tha se janë përgatitur dhe gati për ndeshje e nesërme.

“Jemi stërvitur për dy javë dhe tani po i kthehemi fushës. Sa i përket KF Fushë Kosovës ata kanë një ekip shumë të mirë, mirëpo dhe ne jemi të gatshëm. Sigurishte që atje po shkojmë për fitore”, ka thënë Krasniqi, përcjell Zeri.info

Vavalisi theksoi se është fillimi i kampionatit dhe ka akoma ndeshje, ndonëse jemi skuadër nga e cila pritet fitorja gjithmonë.

Ndeshja KF Fushë-Kosova - FC DRITA zhvillohet të shtunën, ora 15:00, stadiumi “Sami Kelmendi” Lipjan. /Zeri.info