Kloppi jep përditësime për lëndimin e Alexander-Arnoldit

Kloppi jep përditësime për lëndimin e Alexander-Arnoldit

Sport September 15, 2023 - 15:28
Lajmet e fundit nga Sporti

Trent Alexander-Arnoldi do të vazhdojë të mbetet jashtë fushës së gjelbër, me Jurgen Kloppin që zbuloi se një dëmtim që ka pësuar po e mban mbrojtësin jashtë fushës.

Mbrojtësi ndërkombëtar anglez pësoi një goditje të parakohshme gjatë fazave të fundit të një fitoreje 3-0 ndaj Aston Villës. Ai u pengua të jetë së bashku me “Tre Luanët” si rezultat dhe ende nuk është kthyer në stërvitje në nivel klubi.

Trajneri i “Reds”, Kloppi u tha gazetarëve kur u pyet për një përditësim mbi gjendjen fizike të Alexander-Arnoldit: “[Nuk ka] asnjë shqetësim. Ai nuk është i disponueshëm, këtë e dinim më parë. Ai nuk është stërvitur ende një herë me ekipin dhe do të marrë pak kohë. Nuk është lëndimi më i keq i kërdhokullës që mund të keni, por është një dëmtim i kofshës dhe mezi shërohen brenda dy javësh - dhe as ky nuk u shërua. Duke qenë se ai tashmë është duke vrapuar, ne shpresojmë se ai mund të fillojë punën me topin në fillim të javës së ardhshme dhe më pas do të shohim dhe do të shkojmë që andej”.

Liverpooli do të përballet me Wolvesin në “Molineux” të shtunën mbrëma në orën 13:30. /Zeri.info