Prezantimi zyrtar i konceptit të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”

Prezantimi zyrtar i konceptit të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”

Sport September 15, 2023 - 11:42
Lajmet e fundit nga Sporti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës do të bëjnë prezantimin e procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ceremonia do të mbahet më 18 shtator 2023 (të hënën), ora 18:00, në Qendrën për Praktikë Narrative, në Prishtinë.

Po ashtu, në po këtë ngjarje do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për cedimin e të drejtave ekskluzive të komitetit ndërkombëtar për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ndryshe, “Prishtina 2030” ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërrmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.