Superliga e Kosovës, në fundjavë

Superliga e Kosovës, në fundjavë

Sport September 15, 2023 - 10:37
Lajmet e fundit nga Sporti

Pas pushimit ndërkombëtar, është rikthyer futbolli elitar, me Albi Mall Superligën e Kosovës që në fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshje, në kuadër të xhiros së pestë.

Sipas programit, të shtunën do të zhvillohet tri ndeshje, kurse dy të dielën.

Drita i shkon Fushë-Kosovës, Llapi Feronikelit, kurse Gjilani e pret Malishevën.

Derisa Prishtina e pret Lirinë në ditën e diel, Ballkani i shkon mysafir Dukagjinit në Klinë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /Zeri.info