KB Vëllaznimi konfirmon rrahjen, merr masa disiplinore ndaj lojtarëve

KB Vëllaznimi konfirmon rrahjen, merr masa disiplinore ndaj lojtarëve

Sport September 14, 2023 - 14:56

Në media sot u raportua se ka ndodhur një rrahje mes dy basketbollistëve në Gjakovë, ku u arrestua një person.

E ky raportim u konfirmua edhe nga klubi i basketbollit “Vëllaznimi”, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë stërvitjes së djeshme, raporton Zeri.info.

Ata kanë thënë se dënojnë rastin në fjalë dhe se ndaj basketbollistit në fjalë janë marrë masa disiplinore.

“KB Vëllaznmi njofton tifozët ‘Kuqezinjët e Jakovës’ dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, KB Vëllaznimi ka thënë se janë të fokusuar vetëm në ndeshjet e radhës dhe se synojnë të marrin fitoret në duelet e radhës.

“KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli”, thuhet ndër të tjera. /Zëri