Ahmeti: Kosova nuk meriton këtë udhëheqje, ndryshimi në Federatë i domosdoshëm

Ahmeti: Kosova nuk meriton këtë udhëheqje, ndryshimi në Federatë i domosdoshëm

Sport September 13, 2023 - 23:47

Pas humbjes nga Rumania me rezultat prej 2:0, ku edhe Kosova e kishe “derën” e fundit për “Euro 2024”, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka marrë kritika të ashpra nga të gjithë qytetarët, pa dallim, qofshin ata të fushës së futbollit apo jo.

Është ish-zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti, i cili përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kritikuar FFK-në, por edhe sllovenin, Primoz Gliha, përzgjedhësin e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Sipas Ahmetit, është koha e fundit që të ketë ndryshime rrënjësore në FFK dhe se Kosova por edhe futbolli kosovar nuk e meriton këtë udhëheqje.

Ahmeti po ashtu ka thënë se “Brazili i Ballkanit”, ka ardhur në këtë gjendje vetëm një njeri, siç e quajti ai, “arrogant, injorant në këtë lëmi, diktator në dukje dhe veprime, keqpërdorues i aseteve të FFK-së, e çka jo tjetër për të keqe”.

Reagimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Kosova nuk meriton këtë udhëheqje

Mbramë u zhvillua ndeshja e futbollit në mes të Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për Euro 2024, Kosova u mposhtë me rezultatin 2:0. Kjo tani nuk përbën ndonjë lajm për opinionin sportiv, pasi që Kosova nga Brazili i Ballkanit me shumë potencial, me futbollist të dëshmuar në skuadra me emër dhe peshë në futbollin europian, me futbollist që kontribuojnë në federatat e Shqipërisë, Zvicres, Finlandes, etj, tani e 4 vite ka degraduar duke u pa ne sy të shikuesit sikur të jetë dikur Lihtenshtajni apo San Marino.

Në këtë gjendje Brazilin e Ballkanit e solli një njeri arrogant, injorant në këtë lëmi, diktator në dukje dhe veprime, kepërdorues i aseteve të FFK-së, e çka jo tjetër për të keqe.

Tani kur edhe pas dy cikleve të dështuara për kualifikime në europian e boterorin e futbollit, ky njeri pa asnjë fije marre e turpi, keqpërdor dhe gjenë fajtorët e ndryshem, si britmat-ofendimet e disa huliganëve “serb”, kërkon shpëtim nga uefa apo edhe cas(e vendimet e CAS Kosovë nuk i pranon), kinse ata do të jenë shpëtimtari tani.

Kjo me të vërtetë nuk do koment!!!, vetëm shifeni si ka degraduar kjo Federatë, nga trajner diletant në penzion, aventura e re me shizofren anonim (shif sjelljen me Zhegroven), me lojtarë që nuk kanë ekipe të angazhuara, me lojtare qe luan rolin e trajnerit, me dy ndihmës në një ndeshje, kurse tjetrën me një ndihmës pasi që tjetri luan me U21, pa stafin mjekësor (largohen pas 17 viteve,ditën e grumbullimit), pa lojtarë rezervë në ndeshje zyrtare, duke e ulë postin e Kryetarit në një bodigard klasik, gjykime, aktakuza, arrestime, !!!

a thua çka do na befasoj ditëve ne vazhdim?

Ndryshimi tani më edhe ashtu i vonuar, është i domosdoshëm. /Zëri