Kloppi s’do të menaxhojë Gjermaninë, konfirmon agjenti i tij

Kloppi s’do të menaxhojë Gjermaninë, konfirmon agjenti i tij

Sport September 13, 2023 - 14:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Jurgen Klopp nuk do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane.

Kështu ka konfirmuar vetë agjenti i trajneri Marc Kosicke, ku ka thënë se ai ka kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe se nuk është i disponueshëm për postin e trajnerit kombëtar.

“Ai ka një kontratë afatgjatë me Liverpoolin. Ai nuk është i disponueshëm për postin e trajnerit kombëtar”, tha për “Sportschau”-n, përcjell Zeri.info.

Sipas agjentit, fokusi i Kloppit ka qenë gjithmonë te projekti i Liverpoolit.

Kujtojmë se Gjermania mbeti pa trajner pasi shkarkuan Hansi Flickun pas humbjes turpëruese 5-1 nga Japonia në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”. /Zeri.info