Sonte fillon Superkupa e Kosovës me derbin Trepça - Bashkimi

Sonte fillon Superkupa e Kosovës me derbin Trepça - Bashkimi

Sport September 13, 2023 - 12:49
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot (e mërkurë) do të fillojë basketbolli kosovar, me ndeshjet e Superkupës së Kosovës.

Prej sot deri më 17 shtator Superkupa do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Nga dita e sotme do të fillojnë sfidat çerekfinale, që do të jenë shumë interesante.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut, kurse më pas do të përballen Trepça – Bashkimi.

Të enjten priten po ashtu takime interesante, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse takimi i fundit çerekfinal është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.

Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën. /Zeri.info

Orari:

E mërkurë

17:00 Sigal Prishtina – Istogu (Grupi A)

20:00 Trepça – Bashkimi (Grupi D)

E enjte

17:00 Peja – Proton Cable Prizreni (Grupi B)

20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (Grupi C)

E premte

17:00 Gjysmëfinalja GR A-D

20:00 Gjysmëfinalja GR B-C

E diel

17:00 finalja.