Aktet huligane në ndeshjen ndaj Kosovës, identifikohen 458 tifozë rumunë
Sport
September 13, 2023 - 11:38
Sipas mediave rumune, xhandarmëria e këtij shteti i ka identifikuar mbi 458 huliganë ndaj të cilëve janë paralajmëruar masa ligjore pas veprimeve të tyre në ndeshjen Rumani-Kosovë të vlefshme për Euro 2024.
“Deri tash janë identifikuar 458 persona që kanë qenë pjesë e grupit të mbështetësve që kanë kryer veprime antisociale për të cilën arsye edhe është ndërprerë ndeshja mes kombëtares së Rumanisë dhe asaj të Kosovës”, thuhet në njoftimin e xhandarmërisë.
“Ndaj përgjegjësve do të merren masa ligjore pas shkeljeve të ligjit në fuqi”.
Një grup tifozësh rumunë mbrëmë shpalosën pllakatin “Kosova është Serbi” dhe vazhduan me brohoritje proserbe.