Trajneri i Rumanisë komenton fitoren e mbrëmshme ndaj Kosovës, flet edhe për skandalin e tifozëve

Trajneri i Rumanisë komenton fitoren e mbrëmshme ndaj Kosovës, flet edhe për skandalin e tifozëve

Sport September 13, 2023 - 10:03
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro 2024”.

Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “National Arena”.

Kjo ndeshje i pati të gjitha, mesazhe nacionaliste nga tifozë ultras rumunë kundër Kosovës, penallti, karton të kuq, përleshje mes Amir Rrahmanit dhe Comanit.

Në minutën e 17-të ndeshja u ndërpre për shkak të një mesazhi nacionalist nga tifozët ultras rumunë “Kosova është Serbi”, duke mos e pranuar faktin që Kosova është shtet i pavarur.

Pas pak kohe ndeshja filloi me kushtin që vendosen “Dardanët” që ato parulla së bashku me tifozët të largohen nga stadiumi.

Pas ndeshjes, trajneri rumun e ka komentuar ndeshjen ku e konsideron këtë si një fitore të madhe, e cila e afron ekipin e tij me kualifikim në Kampionat Evropian.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për incidentin që ndodhi në fillim të lojës, i cili bëri që ajo të ndërpritej për pak më pak se një orë.

“Përgëzime për djemtë, ishin të shkëlqyer. Kanë shfaqur karakter, personalitet. Kanë treguar se mund të kalojnë momentet e vështira. Ajo që ndodhë rreth përfaqësueses nuk mund të kalohet lehtë. Kemi djem me karakter, me zemër të madhe dhe me vlera. Morëm fitore të merituar dhe po vazhdojmë para me besim”, u shpreh fillimisht trajneri rumun pas lojës.

Ai i druhet një dënimi eventual që mund t’ia japin UEFA e FIFA Rumanisë për skandalin që ndodhi mbrëmë në “National Arena” të Bukureshtit.

“Natyrisht se nuk e kemi dashur atë, të humbim ndeshjen. Të humbim kualifikimin në tavolinë nuk do të ishte në rregull. Ka tifozë që na kanë përkrahur vazhdimisht dhe kërkoj prej tyre nga thellësia e zemrës të vazhdojnë para dhe të fokusohen në përkrahjen e ekipit nacional”, përfundoi Iordanescu. /Zeri.info