Notat e lojtarëve: Rumani 2-0 Kosovë, Florian Loshaj më i miri te Dardanët
Kosova është mposhtur nga Rumania në kualifikimet për Euro 2024.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Nationala Arena” përfundoi me rezultat 2-0.
Kjo ndeshje i pati të gjitha, mesazhe nacionaliste nga tifozë ultras rumunë kundër Kosovës, penallti, karton të kuq, përleshje mes Amir Rrahmanit dhe Comanit.
Në minutën e 17-të ndeshja u ndërpre për shkak të një mesazhi nacionalist nga tifozët ultras rumunë “Kosova është Serbi” duke mos e pranuar faktin që Kosova është shtet i pavarur.
Pas pak kohe ndeshja filloi me kushtin që vendosen “Dardanët” që ato parulla së bashku me tifozëttë largohen nga stadiumi.
Në pjesën e dytë Kosova i pësoi golat nga Stanciu dhe Mihaila.
Në këtë sfidë, sipas “Sofascore”, më i miri i ndeshjes ishte Stanciu me 7.7 pikë, ndërsa te Kosova më i miri ishte Florian Loshaj me 7.2 pikë.
Në anën tjetër, paraqitje të dobët shfaqi Vedat Muriqi me 5.4, pasi u largua nga fusha me karton të dytë të verdhë.
Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, kurse Rumania është e dyta me 12 pikë. /Zeri.info
Vlerësimi i gjithë lojtarëve:
Rumani:
Kosovë: