Aro Muriq i jashtëzakonshëm, i pret penalltinë kapitenit rumun

Aro Muriq i jashtëzakonshëm, i pret penalltinë kapitenit rumun

Sport September 12, 2023 - 23:09

Arijanet Muriq ka pritur penallti në sfidën Rumani – Kosovë.

Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shkaktoi penallti.

Përkundër protestave nga futbollistët e Kosovës, gjyqtari nuk ndryshoi mendjen dhe la penalltinë për vendasit.

Por Aro Muriq si një specialist për pritjen e penalltive tregoi vlerat edhe në këtë moment.

Portieri dardan në mënyrë të mrekullueshme priti penalltinë e kapitenit të vendasve Stanciu duke lënë rezultatin 0-0.