Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Rumanisë dhe Kosovës
Ka përfunduar pjesa e parë mes Rumanisë dhe Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.
Skuadrat kanë shkuar në pushim pas 45 minutash lojë me rezultat ashtu siç ia nisën 0-0.
Dardanët patën dy raste tejet të mira, përmes Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrovës, mirëpo porta mbeti e heshtur.
Kosova mbeti me një lontar me pak, pasi Vedat Muriqi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë pas goditjes me bërryl te kundërshtari.
Kujtojmë se në minutën e 17-të ndeshja u ndërpre për shkak të një mesazhi nacionalist nga tifozët ultras rumunë “Kosova është Serbi” duke mos e pranuar faktin që Kosova është shtet i pavarur.
Pas pak kohe ndeshja filloi me kushtin që vendosen “Dardanët” që ato parulla së bashku me tifozëttë largohen nga stadiumi.
Sfida po zhvillohet në stadiumin “Nationala Arena” në Bukuresht. /Zeri.info