Raporti i UEFA-s: Ndeshja u ndërpre për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve

Raporti i UEFA-s: Ndeshja u ndërpre për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve

Sport September 12, 2023 - 21:51

UEFA përmes një raporti ka treguar arsyen e ndërprerjes së ndeshjes Rumani - Kosovë.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz.

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani thuhet se do të rinis por me kushtin që të mos shfaqin më këso lloj mesazhe nacionaliste kundër Kosovës.

UEFA në raportin e saj ka shkruar: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”. /Zeri

Image