Ndeshja pritet të vazhdojë pas disa minutash, por me një kusht

Ndeshja pritet të vazhdojë pas disa minutash, por me një kusht

Sport September 12, 2023 - 21:43

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës do të vazhdoj pas disa çasteve.

Kjo sfidë është ndërprerë shkaku i thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumun dhe banderolave ‘Kosova është Serbi’.

Futbollistët dardanë i treguan gjyqtarit se nuk do të vazhdonin përderisa janë këto thirrje dhe shfaqen ato banderola.

Ndeshja pritet të vazhdoj për disa çaste pasi edhe forcat e rendit janë shtuar në stadiumin Arena Nacionala në Bukuresht.

Megjithatë gjyqtari dhe delegati i kanë bërë të qartë vendasve se nëse ka thirrje të ngjashme dhe shfaqen banderola të tjera, atëherë rumunët do ta pësojnë rëndë dhe ndeshja mund të pezullohet. /Telegrafi/

Image