Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, dardanët s’lejuan të luajnë me banderola nacionaliste

Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, dardanët s’lejuan të luajnë me banderola nacionaliste

Sport September 12, 2023 - 21:32

Është ndërprerë dueli mes Rumanisë dhe Kosovës i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Ishte minuta e 18 e ndeshjes kur gjyqtari kryesor ka ndërprerë duelin mes Rumanisë dhe Kosovës.

Tifozët rumun kanë shpalosur një banderolë nacionaliste me një mbishkrim që nuk ka të bëj asgjë me realitetin ‘Kosova është Serbi’.

Image

Kjo ka bërë që menjëherë futbollistët e Kosovës ta njoftojnë gjyqtarin kryesor francezin Willy Delajod i cili ka ndërprerë ndeshjen.

Futbollistët e Rumanisë kanë shkuar te tifozët e tyre duke i kërkuar te hiqnin banderolën, por ata nuk i dëgjuan as futbollistët e as policinë.

Image

Gjyqtari ka kërkuar të zhvillohet ndeshja fillimisht, por kanë qenë futbollistët e Kosovës që kanë refuzuar të luajnë me banderola nacionaliste.

Dardanët i kanë bërë të qartë gjyqtarit kryesorë se pa u larguar banderolat anti Kosovë nuk do të luajnë.

Momentin që gjyqtari francez i urdhëroi skuadrat të shkojnë në zhveshtore, Milot Rashica filloi të duartrokas dhe ta përshëndes vendimin e gjyqtarit kryesor.

Image

Edhe UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja është ndërprerë, por që nuk ka ndonjë vendim apo njoftim tjetër. /Zëri