Një futbollist largohet në momentet e fundit, ndryshojnë edhe numrat te Kosova

Një futbollist largohet në momentet e fundit, ndryshojnë edhe numrat te Kosova

Sport September 12, 2023 - 20:17

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në kualifikueset për Euro 2024.

Dardanët do të përballen me Rumaninë në kryeqytetin rumun Bukuresht me fillim nga ora 20:45.

Interesant është fakti se trajneri Primoz Gliha nuk e ka në dispozicion për këtë sfidë sulmuesin Arbër Zeneli.

Anëtari i skuadrës turke Adana Demirspor ka udhëtuar me pjesën tjetër të grupit drejt Rumanisë, por nuk janë dhënë sqarime nëse ai është larguar ditën e sotme në drejtim të klubit, apo ka mbetur jashtë 23 futbollistëve që lejohen të jenë prezent në ndeshje.

Pasi Zeneli nuk është fare në bankë, kanë ndryshuar edhe numrat te fanellat e futbollistëve.

Image

Edon Zhegrova që në ndeshjen ndaj Zvicrës kishte fanellën me numrin nëntë, në këtë sfidë do ta bartë 10-shen.

Meriton Korenica kishte fanellën me numër gjashtë ndaj Zvicrës, derisa ndaj Rumanisë do të ketë numrin nëntë.

Ndërkohë Kreshnik Hajrizi që ishte jashtë 23-shes ndaj Zvicrës, do ta bartë fanellën me numrin gjashtë. /Telegrafi/