Van Gaal flet për lidhjet me Kombëtaren e Gjermanisë

Van Gaal flet për lidhjet me Kombëtaren e Gjermanisë

Sport September 12, 2023 - 17:35
Lajmet e Fundit nga Sporti

Louis van Gaali është lidhur për të marrë postin e trajnerit të kombëtares gjermane.

Për këtë lidhje, ka folur vetë trajneri ku ka thënë se është i nderuar që është emëruar si një nga kandidatër, por ai theksoi se asnjë i huaj nuk është zgjedhur ndonjëherë trajner i kombëtares gjermane.

“Jam i nderuar që jam emëruar si një nga kandidatët. Por asnjë i huaj nuk është zgjedhur ndonjëherë për postin e trajnerit të Kombëtares në Gjermani”, tha ai për “Sky”.

Gjermania mbeti pa trajner, pasi shkarkuan Hansi Flickun pas humbjes turpëruese 5-1 nga Japonia në kuadër të kualifikuesve për “Euro 2024”. /Zeri.info