Hazardi, s’do të kthehet në Chelsea

Hazardi, s’do të kthehet në Chelsea

Sport September 12, 2023 - 16:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Eden Hazard nuk do të kthehet në Chelsea këtë sezon, sipas gazetarit Fabrizio Romano i cili shkroi në rubrikën e tij për Caughtoffside.

Hazardi është një agjent i lirë tani pasi u largua nga Real Madridi në fillim të kësaj vere dhe Romano pretendon se belgu mund të konsideronte të pensionohej. Por bisedimet për ribashkimin e tij te Chelsea nuk janë të vërteta sipas gazetarit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ndërkombëtarit belg. /Zeri.info