“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin”, interesante mënyra se si lindi ideja e banderolës që u bë virale në rrjetet sociale

“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin”, interesante mënyra se si lindi ideja e banderolës që u bë virale në rrjetet sociale

Sport September 11, 2023 - 22:21

Shqipëria ka mposhtur të dielën Poloninë me rezultat 2-0 në ‘Air Albania’ në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian.

Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë të bëjnë një hap të madh drejt Euro 2024, pasi me 10 pikë janë në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje, dy prej të cilave i zhvillon në shtëpi.

“Shtëpia e Shqiponjave” ishte e stërmbushur, pasi biletat për ndeshjen ndaj Polonisë ishin shitur në pak orë.

Shumë koreografi, banderola dhe flamuj kishte në ‘Air Albania’, por njëri prej tyre u bë viral.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Thomaj (@florithomaj)

“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin”, ishte banderola që kishte përgatitur tifozi i kuqezinjve, Flori Thomaj, shkruan Telegrafi.

Por si e bëri këtë gjë, ai e ka filmuar nga fillimi deri në fund, duke iu kërkuar ndjekësve të tij fillimisht të japin ide rreth asaj se çfarë do të shkruante në banderolë.

Në mesin e shumë ideve ishte edhe kjo: “Uno kryqzimo, due kryqzimo, Berlin”, e cila fitoi më së shumti pëlqime në Instagramin e Florit.

Ai e shfaqi në stadium dhe u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Por nga ky kishte lindur kjo thënie? Para disa vitesh një video ishte bërë virale, ku një qytetar shqiptar në shaka shtirej se ishte turist italian dhe me këtë rast vendosi të pyeste një shqiptar se si të shkonte në Elbasan.

Ai me italishten e tij provonte ta ndihmonte, ku në një moment i thotë: “Uno kryqzimo, due kryqzimo, Elbasan”.

Nga momente të tilla mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, sikurse banderola e Florit, i cili tashmë me një këmbë me Shqipërinë është në Berlin për Euro 2024.

@flori.thomaj Një banderolë që e krijuam bashkë ë #FloriThomaj ë original sound - Flori Thomaj