MKRS-ja ia pezullon licencën Federatës së Karatesë

MKRS-ja ia pezullon licencën Federatës së Karatesë

Sport September 11, 2023 - 18:09

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  ia ka pezulluar licencën e Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK) pas rekomandimit të Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

Deri tek ky vendim është ardhur pas analizimit të mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm nga Federata e Karatesë e Kosovës dhe shqyrtimit të procesverbalit dhe raportit të Kuvendit të Federatës së Karatesë së Kosovës

“Ministri Hajrullah Çeku sot ka aprovuar propozimin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive për pezullim të licencës së Federatës së Karatesë veprimet e së cilës janë në kundërshtim me Ligjin për Sport, Udhëzimin Administrativ e Statutin e FKK-së”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“FKK-ja obligohet që brenda dyzet e pesë ditëve të organizoj përsëritje të Kuvendit të jashtëzakonshëm”, njofton ministria.

Sipas vendimit, nëse FKK-ja nuk vepron në përputhje me dispozitat ligjore, atëherë Komisioni obligohet ta bëjë revokimin e licencës. /Zëri

Image

Image